RRETH NESH 1

Rreth Nesh

“Gjeokonsult & Co” nisi si iniciativë e nje personi të vetëm. I ndikuar nga mungesa e shërbimeve kryesore në fushen e ndertimit në tregun vendas, vendosi të sjellë një kompani e cila të ofronte me profesionalizëm ate c’ka i mungonte Shqiperisë. Duke qenë Inxhinier në profesion dhe duke njohur edhe profesionistë nga më të mirët të fushës së ndertimit në vend, ai bashkoi fuqitë në një kompani multifunksionale e cila ofron shërbime në:
Mbikëqyrje punimesh, Projektim, Topografi dhe Gjeofizike, Gjeoteknikë.

“Gjeokonsult & Co” sh.p.k e themeluar me 10.06.2009 si një shoqëri kombëtare e pavarur për konsultime inxhinierike, mori një zhvillim të jashtëzakonshëm duke u bërë nje nga kompanitë më të mira të vendit, për të ardhur në ndihmë në plotësimin e kërkesave të industrisë së ndërtimit në Shqipëri, kjo falë profesionalitetit, dhe seriozitetit të punonjësve të saj. Vecori e “Gjeokonsult & Co” është ndërthurja midis një stafi specialistësh të rinj dhe të vjetër, bashkëkohor dhe me eksperiencë, vecori kjo e cila ka sjellë produktivitetin e duhur në realizimin e projekteve të shumta të cilat i janë besuar kompanisë tonë.

Misioni ynë

Gjeokonsult & Co është e përkushtuar t'u ofroj klientëve shërbime të shkëlqyera, teknikisht të qëndrueshme, duke respektuar mjedisin ku punojmë.

GJEOKONSULT & CO

Objektivat tona kryesore përkufizohen si me poshtë:

Objektivat kryesore mund të përkufizohen si më poshtë:

Të projektojmë sipas standardeve më të mira, në kohë dhe me efiçensë.

Të ruajmë nivel të lartë profesionalizmi, integriteti, ndershmëri dhe paanshmëri në marrëdhënie me furnitorët dhe klientët.

Të ofrojmë për klientet shërbime topografie të cilësisë më të lartë, me çmime konkurruese dhe të favorshme në treg.

Të sigurojmë staf me aftësi të larta profesionale në fushën e ndërtimeve civile, industriale, rrugëve, tuneleve, urave, porteve, dhe hidrocentraleve.

Gjeokonsult resized

Gjeokonsult & Co është e certifikuar dhe operon sipas Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, OHSAS 18001:2007, ISO/ IEC 27001:2013, ISO 39001:2012, ISO 50001:2011, PAS 90:2012, në:

Projektim, supervizim dhe kolaudim objektesh
Punime topografike
Testimin e materialeve të ndërtimit

Stafi Ynë

Stafi ynë është i specializuar në punime inxhinierike dhe i përkushtuar në realizimin e projekteve.Përveç inxhinierëve të specializuar si: inxhinier ndërtimi, inxhinier gjeodet, inxhinier hidroteknik, inxhinier gjeolog dhe inxhinier mekanik; stafi ynë gjithashtu përfshin edhe arkitektë, menaxherë projekti dhe punëtorë të ndryshëm.
Këta specialistë bashkëpunojnë në të gjitha fazat e projektit për të siguruar një proces të përsosur dhe një rezultat të shkëlqyeshëm. Ata janë në gjendje të kuptojnë nevojat e klientit dhe të përmbushin kërkesat e tyre, duke u kushtuar vëmendje të veçantë detajeve dhe kualitetit.
Stafi ynë ka një pasion të vërtetë për punën e tyre dhe kjo është arsyeja pse jemi në gjendje të ofrojmë një shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë.
Për më tepër, ne investojmë në trajnimin dhe zhvillimin e stafit tonë për të siguruar se ata janë në gjendje të punojnë me teknologjitë dhe metodologjitë më të fundit në fushën e ndërtimit dhe inxhinierisë. Kjo siguron që stafi ynë të jetë i përgatitur për të përballuar sfidat dhe për të ofruar zgjidhje të përsosura për klientët tanë. Në fund të fundit, kjo është arsyeja pse shoqëria jonë ka një reputacion të ndërtuar mbi cilësinë dhe kujdesin ndaj klientëve në të gjithë projektet që kryejmë.

Stafi Ynë

Stafi ynë është i specializuar në punime inxhinierike dhe i përkushtuar në realizimin e projekteve.Të gjithë specialistët tanë bashkëpunojnë në të gjitha fazat e projektit për të siguruar një proces të përsosur dhe një rezultat të shkëlqyeshëm. Ata janë në gjendje të kuptojnë nevojat e klientit dhe të përmbushin kërkesat e tyre, duke u kushtuar vëmendje të veçantë detajeve dhe kualitetit.Kjo është arsyeja pse shoqëria jonë ka një reputacion të ndërtuar mbi cilësinë dhe kujdesin ndaj klientëve në të gjithë projektet që kryejmë.

  • Inxhinier ndertimi
  • Inxhinier hidroteknik
  • Inxhinier gjeodet
  • Inxhinier gjeoinformatikë
  • Inxhinier Elektrik
  • Inxhinier Mekanik
  • Inxhinier gjeolog
  • Inxhinier mjedisi
  • Inxhinier gjeofizik
  • Inxhinier kimist
  • Jurist
  • Koordinatore
  • Ekonomist/Ekonomist Urban
  • Agronom, Arkeolog
  • Inxhinier sigurie rrugore
  • Shofer, Sondist